Periudha e festave të fund vitit na mbushi me adrenalinë, me energji të mirë dhe ndjenjë festive, ku pothuajse për dy muaj të plotë, jeta jonë ishte e mbushur me çaste të bukura, me dhurata dhe blerje të shumta. E me fillimin e muajit janar, kjo energji fillon e bie, por kjo qetësi duhet të shfrytëzohet për tu relaksuar, që të jemi të gatshëm për sfida të reja dhe të mësohemi t’i shijojmë arritjet që bëjmë.
Një vit i ri, është një mundësi e re për të provuar edhe pasionet që i kemi mbajtur vetëm për vete, disa nga ne me sportin, disa me muzikën e duke mos lënë anash as aktivitetet në natyrë, që mund të jenë terapi shumë e mirë dhe relaksuese.
Një tjetër fushë ku mund të reflektojmë, padyshim janë edhe shpenzimet, duke filluar nga blerjet e panevojshme, blerja nuk duhet t’përdoret si terapi, por duhet të bëjmë një plan financiar për të reflektuar për një fillim të mbarë të vitit.