– Më 4 janar, të vitit 2020, Mariah Carey u bë artistja e parë që po kryesonte top listën muzikore ‘Hot Billboard 100’, në katër dekada të ndryshme, me këngën ‘All I Want For Christmas Is You’.
– Në këtë datë, të vitit 1936, Billboard publikoi top listën ‘Hit Parade’, e cila renditi këngët e bazuara në shitje dhe transmetim. Në vendin e parë ishte kënga ‘Stop! Look! Listen!’ nga Joe Venuti dhe orkestra e tij.
– Me 4 janar, të vitit 1967, grupi The Doors publikuan albumin e tyre të parë të titulluar ‘The Doors’. Albumi përmbante super hitin e tyre ‘Light My Fire’. Ky album u incizua në studion ‘Sunset Sun’, në Hollywood, vetëm për gjashtë ditë dhe albumi përfshinte biografinë e secilit nga anëtarët e grupit.