Kontingjenti Austriak – Ekipi Monitorues për Mbikëqyrje (LMT) i KFOR-it me bazë në Rahovec, ka hapur disa vende të lira pune, për PËRKTHYES. Për të aplikuar për këto pozita, kërkohet rrjedhshmëri në lexim dhe në të folur në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.
Të interesuarit, duhet të kenë edhe njohuri kompjuterike dhe aftësi në trajtimin e mediave sociale.
Paga për këtë pozitë do të jetë 820 euro, në muaj. Kandidatët e suksesshëm do të marrin një kontratë trevjeçare, ndërsa punën do ta fillojnë në vjeshtë, të 2024-ës.
Nëse jeni të interesuar për këto pozita për PËRKTHYES, ju mund ta dërgoni CV-në tuaj me foto dhe numër telefoni, në adresën kfor.lmt3@bmlvs.gv.at .
Afati i fundit për të aplikuar për këtë pozitë, është data 20 qershor, 2024.