Në Teatrin Kombëtar të Kosovës vazhdojnë të jepen shfaqjet e planifikuara për muajin maj. Sot dhe nesër, në datat 14 dhe 15 maj, do të jepet repriza e shfaqjes “Kamarja e Turpit”, me regji të Kushtrim Koliqit.
Autor i shfaqjes është Ismail Kadare dhe në këtë shfaqje luajnë: Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Gresa Pallaska, Bislim Muçaj, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Fiona Abdullahu, Art Pasha, Gentrit Shala, Florenta Bajraktari dhe Jehona Gashi.
“Kamarja e Turpit” do të filloj të shfaqet nga ora 20:00.