Komanda Rajonale e KFOR-it – Perëndim, ka shpallur konkurse për disa vende të lira pune, për tu punësuar në bazën ‘Villaggio Italia’, në Bello Pojë.
Të interesuarit, mund të aplikojnë për këto pozita të hapura:
Përkthyes nga:
- Italishtja në shqip;
- Italishtja në serbisht;
- Italishtja në kroatisht;
- Italishtja në anglisht;
– Pozitat tjera të lira:
- Kuzhinier / ndihmës kuzhinier
- Picajoll
- Pastiqier
- Bukëpjekës
- Punëtor i përgjithshëm në kuzhinë
- Pastrues
- Farkëtar, saldues
- Zdrukthëtar
- Hidraulik / instalues uji
- Elektricist
- Kopshtari
- Murator (Mjeshtër)
– Kërkesa juaj për aplikim për vendin e caktuar të punës, duhet të shoqërohet me këto dokumente të cekura, si më poshtë:
- CV me foto (Foto me madhësi të pasaportës)
- Kërkesa juaj me shkrim e firmosur
- Vërtetim nga Policia e Kosovës, që nuk posedoni dosje penale;
- Certifikatë të gjendjes familjare;
- Një kopje të letërnjoftimit valid;
- Dëshmi për përvojën tuaj të punës, për çfarëdo titulli që aplikoni (Nëse i posedoni).
– Dokumentacionin e nevojshëm, ju lutemi ta dërgoni qartë, se për cilën pozitë po aplikoni, në e-mail adresën gsa-s1-persciv@kfor.esercito.difesa.it ose aplikacionin mund ta dorëzoni edhe në portën kryesore të Kampit ‘Villaggio Italia’, në Bello Polje, deri më datën 18 shtator, 2022.
Aplikantët që nuk do të merren parasysh:
• Ata që nuk posedojnë dokumentacionin për pozitat e kërkuara profesionale;
• Personat që nuk janë të vaksinuar me vaksinat kundër CoVid-19;
• Personat që kanë familjarë të ngushtë të punësuar tashmë në Kampin ‘Villaggio Italia’, si: bashkëshorti/ja, fëmijët, vëllezërit dhe motrat.
• Personat e përfshirë në procedura penale;
• Personat që janë mbi moshën 45 vjeç.