Situata me COVID-19 në vend, po vazhdon të jetë stabile. Një gjë të tillë e pohon edhe Pulmologu, Dr. Arbër Ismaili, i cili për dëgjuesit e Radio KFOR-it theksoi: “Pas valës së fundit të pandemisë në Kosovë, gjendja ka filluar të normalizohet, por ne prapë iu bëjmë ftesë popullatës që të vazhdojnë me procesin e vaksinimit, të zbatojnë masat anti-COVID -19, ashtu siç parasheh edhe IKSHPK-ja, duke mbajtur distancën dhe duke u përkujdesur për higjienën personale dhe kolektive.”
Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 1 person ka ndërruar jetë, kurse janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19.