Kontingjenti Austriak i KFOR-it ka hapur një vend të lirë pune për MIRËMBAJTËS/E, në kampin Kosova Film, në Prishtinë. Detyrat përfshijnë pastrimin e zyrave, hapësirave të përbashkëta dhe mirëmbajtjen e higjienës së tyre.
Kandidatët duhet të kenë këto kualifikime:
- Njohuri bazike të gjuhës angleze,
- Fizikisht të aftë dhe të përkushtuar deri në detaje,
- Të jenë të gatshëm të punojnë në ndërrime, përfshirë edhe vikendin.
Paga mujore për pozitën e MIRËMBAJTËSIT, është 625 € në muaj.
Përparësi kanë:
- Kandidatët me përvojë të mëparshme në pastrim profesional dhe
- Njohja e gjuhës gjermane.
Çfarë ofron pozita?
- Ambient pune të sigurt me strukturë të qartë,
- Pajisje mbrojtëse dhe mjete pune të ofruara nga kompania.
Të interesuarit duhet të dërgojnë aplikacionin në gjuhën angleze bashkë me një foto, në e-mail adresën autconkfor@proton.me me subjektin “Cleaning Staff Application” dhe emrin tuaj.
Afati i fundit për aplikim, është data 31 gusht, 2025.







