Kontingjenti Austriak i KFOR-it ka hapur një vend të lirë pune për ASISTENT AUTOMEKANIKU, për të ndihmuar ekipin teknik në mirëmbajtjen e pajisjeve dhe automjeteve në kampin Novo Sellë. Detyrat për këtë pozitë përfshijnë, ndihmën në riparime, organizimin e inventarit dhe ruajtjen e pastërtisë në punëtori.
Kërkesat kryesore për këtë pozitë, janë:
- Aftësi teknike bazike dhe gjendje e mirë fizike
- Njohuri të gjuhës angleze për të kuptuar udhëzimet dhe protokollet e sigurisë.
Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në punëtori mekanike, ata që kanë punuar me automjete të rënda apo në ambient ushtarak si dhe ata që njohin gjuhën gjermane.
Çfarë ofrohet?
- Trajnim praktik me pajisje të specializuara,
- Ambient i sigurt dhe strukturë pune e organizuar,
- Pajisje dhe mjete të nevojshme siguruar nga punëdhënësi,
Paga mujore për pozitën ASISTENT AUTOMEKANIKU, është 716 € në muaj.
Aplikacioni duhet të jetë në gjuhë angleze dhe të dërgohet me një fotografi, në adresën: autcon.kfor@hotmail.com, me subjektin “Workshop Assistant Application” dhe me emrin tuaj.
Afati i fundit për aplikim është data 31 gusht, 2025.







