Kontingjenti Austriak i KFOR-it ka hapur një vend të lirë pune për KAMARIER/E, për përgatitjen dhe shërbimin e pijeve dhe ushqimeve të lehta në kampin Kosova Film, në Prishtinë.
Kandidatët duhet të kenë këto kualifikime:
- Të njoh rrjedhshëm gjuhën angleze dhe të ketë përvojë në mikpritje
- Të ketë përvojë të mëparshme në sektorin e hotelerisë apo shërbimit ndaj klientit,
- Aftësi për të punuar në presion dhe në ekip.
- Të ketë fleksibilitet për ndërrime në orar të punës
Përparësi do të kenë aplikantët që e njohin gjuhën gjermane dhe ata me aftësi të mira të qëndrueshmërisë në situata dinamike.
Paga mujore për pozitën KAMARIER/E, është 716 € në muaj.
Të interesuarit duhet të dërgojnë aplikacionin në gjuhën angleze, në e-mail adresën autconkfor@proton.me me subjektin “Service Staff Application’ dhe emrin tuaj si dhe një letër motivimi, e cila është opsionale.
Mos e humbni mundësinë për t’u bërë pjesë e një ambienti profesional dhe ndërkombëtar!







