Kontingjenti Austriak i KFOR-it ka hapur një vend të lirë pune, për pozitën PËRKTHYES/E, që do të punojë me Ekipin Austriak të Monitorimit, në Rahovec. Roli i kësaj pozite përfshin përkthime të takimeve, telefonatave dhe përgatitje të dokumenteve.
Kandidatët duhet të kenë këto kualifikime:
- Të njoh rrjedhshëm gjuhën shqipe, serbe dhe angleze
- Të kenë aftësi të mira pune në ekip dhe komunikuese.
- Njohja e dialektit të Rahovecit është përparësi
Paga mujore është 820 €, duke përfshirë edhe ushqimin.
Detyrat përfshijnë:
- Përkthim në kohë reale të takimeve, telefonatave dhe inspektimeve në terren,
- Përkthim i dokumenteve dhe raporteve të brendshme,
- Kërkime dhe përgatitje të materialeve për ngjarje aktuale dhe historike,
- Puna në ekipe shumë kulturorë në situata që kërkojnë konfidencialitet dhe ndjeshmëri kulturore.
Të interesuarit për pozitën e përkthyesit mund të dërgojnë aplikacionin e tyre në gjuhën angleze, në e-mail adresën kfor.lmt3@bmlv.gv.at, me subjektin “Interpreter Application” si dhe emri juaj.
Afati i fundit për aplikim, është data 31 gusht, 2025.
Mos e humbni mundësinë për t’u bërë pjesë e një ambienti profesional dhe ndërkombëtar!







