Kontingjenti Austriak i KFOR-it ka hapur një vend të lirë pune për elektricist apo teknik elektrik. Kualifikimet e nevojshme për këtë pozitë janë:
– Minimumi tre (3) vite përvojë pune si elektricist.
– Arsim i mesëm me formim profesional në fushën e Inxhinierisë Elektrike ose Elektroteknike.
– Të lexojë rrjedhshëm dhe të flasë gjuhën gjermane ose të paktën gjuhën angleze
Elektricisti apo tekniku elektrik, duhet të jetë profesionist me përvojë dhe i besueshëm për të kryer detyrat e kërkuara si dhe ato shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda një periudhe të pranueshme.
Personi duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të fortë pune.
– Mbajtësi i postit duhet të jetë banor i ligjshëm i Kosovës dhe do të punësohet në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në kampin Kosova Filmi, në Prishtinë.
– Paga bruto për këtë post, është 591€, mirëpo taksat duhet të paguaj vetë.
– Sigurimi në rast aksidenti, do të paguhet ekstra.
– Të fillojë punën: 01.08.2022
– Kontratë pune 3 vjeçare, me mundësi vazhdimi
– Planifikohet një ditë pune si provë
Aplikacionet duhet të dërgohen me e-mail, në adresën kfor.austria.jobs@bmlv.gv.at , deri me datën 13 maj, 2022.
Formularët e aplikimit mund të dorëzohen gjithashtu edhe në kutinë postare të KFOR-it, në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm në IZMIR, në portën kryesore të kampit Kosova Filmi.
Aplikacionet pas datës 13 maj, nuk do të pranohen. Vetëm kandidatët që janë në listën e ngushtë, do të kontaktohen për intervistë.