Pa ujë, nuk ka jetë. Përderisa është kaq i rëndësishëm në jetën tonë, duhet edhe të jemi të përgjegjshëm në shfrytëzimin e burimeve të ujit.
Apel për përdorim racional të ujit, përmes valëve të Radio KFOR-it bëri edhe zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, znj. Arjeta Mjeku, e cila tha: “Furnizimi me ujë të pijshëm, aktualisht është shumë i mirë, kemi ujë 24 orë pa ndërpre në të gjitha zonat e shërbimit, mirëpo meqë jemi duke hyrë në sezonin e verës, apelojmë tek të gjithë konsumatorët që ujin ta shpenzojnë vetëm për nevoja higjienike shtëpiake dhe assesi për destinime të tjera të pa-arsyeshme. Bëjmë apel tek qytetarët që ujin ta shpenzojnë në mënyrë racionale dhe të bëjnë pagesa të rregullta për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.”
Është me rëndësi të krijojmë shprehi të kursimit të ujit si dhe ta përcjellim këtë shprehi edhe tek brezat e ardhshme.