Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 1.911 tiketa trafiku, për shoferët e papërgjegjshëm.
Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por janë shkaktuar 10 aksidente me të lënduar dhe 39 aksidente pa të lënduar.
Po ashtu, njoftohet se Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Njësitet policore për menaxhim dhe kontrolle të trafikut nëpër rrugët e vendit, si në rrugë lokale, rajonale dhe autostrada, janë duke punuar për të garantuar dhe mundësuar një qarkullim të rregullt dhe pa pengesa, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Policia e Kosovës në shërbim të të gjithë njerëzve, në Kosovë!