Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, me seli në Film City në Prishtinë, ka hapur një vend të ri pune, për pozitën Administrator Fiskal.
Kërkesat thelbësore për arsimim, përvojë pune dhe aftësi për këtë pozitë janë:
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Financa, Kontabilitet ose fusha të ngjashme me Ekonomi.
- Minimum 6 vjet përvojë pune me operime financiare dhe kontabilitet, duke përfshirë përvojën e gjenerimit të raporteve të kontabilitetit dhe pasqyrave të bilancit.
- Aftësi të mira komunikuese, të punës në grup dhe organizative.
Aplikantët duhet të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze dhe duhet të jenë banor të përhershëm të Kosovës.
Paga bazë për këtë pozitë është 1.483 € në muaj.
Aplikacionet duhet të kthehen me e-mail në recruitment@hq.kfor.nato.int ose mund të dorëzohen fizikisht në kutinë postare të KFOR-it, në ndërtesën IZMIR, tek hyrja kryesore në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë pozitë, është data 08 shkurt, 2024.
Aplikacionin dhe detajet tjera lidhur me këtë konkurs, mund të gjeni në faqen https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local .