Programi stimulues i inteligjencës “IQ n’fuqi”, dedikuar inteligjencës së fëmijëve nga mosha 3-15 vjeç, pas një suksesi të shkëlqyeshëm, nga muaji mars do të jetë edhe në Ferizaj.
Psikologe Phd. Msc, Dafina Prokshi, për Radio KFOR-in, tregoi për qëllimin e këtij projekti të veçantë, i pari i këtij lloji në Kosovë: “Nisur nga fakti që në ditët e sotme me gjithë kushtet e mira ekonomike fëmijët tanë po tregojnë rezultate më të dobëta në teste logjike, vëmendje të dobët dhe rezultate të ulëta akademike, ky projekt ka për qëllim zhvillimin e këtyre komponentëve, si: vëmendjes, logjikës, të menduarit logjik, vetëbesimin dhe aftësitë në lidership.”
Psikologe, Prokshi dhe ekipi i saj, ofrojnë vlerësime psikologjike për fëmijë dhe të rriturit, terapi individuale, kurse online për punonjës ose studentë të fushave të psikologjisë, edukimit, konsultime me prindër, punëtori për edukimin e hershëm, planifikim të programit të edukimit të hershëm, punëtori si dhe trajnime online.