Meqë bota është e mbushur me vende e gjëra interesante, në vijim ju njohim me disa prej tyre, të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
– Në botë ka aq shumë milingona, saqë pesha e tyre e përbashkët është aq e madhe sa do të peshonin të gjithë njerëzit bashkë.
– Aktorëve u ndryshon edhe aktiviteti i tyre i trurit, teksa përpiqen të përshtaten në rolet e tyre.
– Të gjithë kemi parë miza, nganjëherë edhe në ambiente brenda shtëpie, por miq, a e keni ditur se miza e shtëpisë lëviz krahët rreth 20 mijë herë në minutë.
– Një nga veçoritë e bretkosës pa dyshim që është kërcimi, i ndryshëm nga çdo kafshë tjetër. Por a e keni ditur se në fakt kërcimi i bretkosës mund të jetë i gjatë deri në 5 metra.
– Dy kafshët e vetme që janë në gjendje për të parë pas supeve të tyre, janë lepujt dhe papagajtë.