Shfaqja dhe rritja e shpejtë e rasteve me virusin CoViD-19, përbën sfidë komplekse për shëndetin publik global, komunitetet kërkimore si dhe mjekësore.
Prandaj janë institucionet përkatëse si dhe stafi mjekësor që çdo moment bëjnë thirrje për të respektuar masat anti CoViD-19. Thirrje për të respektuar masat anti CoViD bëri edhe pulmologu, Dr. Arbër Ismaili;
“Normalisht, duhet të respektohen rregullat e vëna, të respektohet distanca sociale, të mbahet higjiena si dhe mbajtja e maskës, sidomos në vendet e mbyllura, ku ka grupe njerëzish.”
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili bën publik numrin e të infektuarve me CoViD-19, çdo 24 orë, bën ftesë që edhe më tutje të respektohen masat anti CoViD.