Epidemia globale COVID-19 po vazhdon të jetë sfida kryesore e njerëzimit, me miliona persona të infektuar në gjithë botën dhe vdekje të shumta po shënohen çdo ditë nga ky virus. Edhe Kosova po vazhdon të përballet me numër të madh të rasteve të të prekurve nga ky virus dhe ende kërkohet bashkëpunim dhe respektim i masave anti-covid për tu mbrojtur.
Doktoresha e përgjithshme në ‘Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare’ në Pejë, Agnisa Shala, e cila çdo ditë përballet me raste të infektimeve, në një bisedë për Radio KFOR-in, theksoi se situata në vend ende mbetet shqetësuese dhe bëri thirrje për kujdes: “Bazuar në situatën aktuale epidemiologjike në Kosovë, e cila tregon rritje të rasteve me SARS-COVID-2, ndërhyrjet e menjëhershme të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK-në janë thelbësore për të kontrolluar transmetimin dhe kapacitetet e kujdesit shëndetësor. Situata epidemiologjike në Kosovë, është ende mbetet një shqetësim serioz dhe gjithmonë si rezultat i lodhjes së popullatës nga pandemia e cila po ndikon negativisht, duke quar në rritjen e rasteve.”
Doktoresha Shala, sërish porositi të gjithë njerëzit që të jenë të kujdesshëm nga virusi dhe të respektojnë masat anti-covid, sepse vetëm duke respektuar masat mbrojtëse, të gjithë ndihmojmë të tejkalimin dhe lehtësimin e situatës me pandeminë CoVid-19.