“Mitrovica Rock School” në bashkëpunim me dy shkolla nga Shkupi, “Music School Enterprise” dhe “Roma Rock School”, do të organizojnë koncertin multietnik online “Music Connects”. Ky koncert do të mbahet me datën 17 prill, nga ora 19:00, për ti bashkuar të rinjtë e komuniteteve të ndryshme.
Me këtë rast, Radio KFOR-i kontaktoi themeluesin e “Roma Rock School”, Alvin Salimovski: “Këngët pjesëmarrëse janë regjistruar paraprakisht, ku të gjithë kanë qenë të mrekullueshëm. Ky aktivitet tregon se muzika nuk njeh kombësi, pra është muzika ajo që i bashkon njerëzit. Motoja e projektit e tregon më së miri qëllimin e këtij organizimi ‘Music connects’.”
Në koncertin online “Music Connects”, do të performojnë grupet muzikore si: “Moonage”, “Ritual Wave”, “Blue Moon”, “Electraheart”, “Slow Molow”, “Withered Rose”, “Unusual Tales”, “Zenith”, “Right Turn” dhe “Algorithm”.