ZoneClub, UNUM Festival dhe Zone Electronic, nesër (26.01.19) organizojnë para-ndejën e radhës të UNUM Festivalit, duke prezantuar DJ-të dhe performuesit më të mirë në botë.
Kësaj radhe, Zone Electronic Series mirëpret para-ndejën e dytë të festivalit UNUM me super DJ eleganten, Vera. DJ setet e Vera Heindel nga koleksioni i saj jetësor i pllakave Vinyl janë inspiruese si dhe eksperienca e saj muzikore e ka shndërruar Verën në një legjendë të padiskutueshme në muzikën elektronike në botë.