Për dy javë me radhë, teatri “Dodona” në Prishtinë, të shtunat, po vazhdon të ia dedikoj fëmijëve. Zyrtar i lartë për Arte në teatrin Dodona, Valdet Rama në një prononcim për Radio KFOR-in tha:
“Më 26 janar, në dy termine nga ora 12:00 dhe nga ora 13:00, “Dodona” të gjithë fëmijët do të kenë rastin të shohin shfaqjen për fëmijë “Kësulëkuqja”.
Dy fëmijë luajnë teatër dhe e gjejnë një kukull e cila nuk ka emër dhe kur më në fund e gjejnë emrin për të, asaj i pëlqen dhe fillon tregimi, “Tregimi për Kësulëkuqen”, por nuk shkon çdo gjë si do të duhej…e pjesën tjetër të tregimit, patjetër që do mësoni duke qenë prezentë në shfaqje.
“Kësulëkuqja” vjen sipas përrallës së Vëllezërve Grim dhë në të luajnë: Roza Berisha Fejzullahu, Avdi Azemi, Faik Gashi. Pjesë e shfaqjes mund të jenë fëmijët e moshave mbi 3 vjeç.