Në kuadër të ”Life Safety International Film Festival”, i cili fillon të premten (26.01.19), do të shfaqet premiera e filmit “Delete” nga Hareza Basha.
Në këtë film luajnë aktorët: Flaka Latifi, Ermal Rexha, Leze Qena, Shqipe Gashi dhe Arbesa Hysenaj.
Festivali ”Life Safety International Film Festival”, synon të sjell metoda të reja dhe praktike, për të menduarit kritik tek brezat e rinj, përmes edukimit dhe filmit, duke krijuar mundësi për shprehjen e krijimtarisë së tyre.
Ju kujtojmë poashtu se bërja e filmave me Smartphone (Telefona të mençur), është vetëm për ata që janë me të vërtetë kreativ dhe kanë një histori për të treguar, përmes krijimtarisë së tyre artistike.