Një nga ushqimet më të njohura dhe më të shijshme në botë, konsiderohen edhe qebapët. Ky ushqim me origjinë nga vendet arabe, përbëhet nga mishi i bluar, i mbështjellë me pak përbërës dhe me erëza të ndryshme.
Ky ushqim tradicional edhe tek ne, konsumohej fillimisht në Lindjen e Mesme, pastaj në Turqi dhe tashmë është bërë një ushqim që konsumohet në shumë vende të botës. Jo rastësisht, sot me 9 korrik shënohet ‘Dita Botërore e Qebapëve’, ku kultura të ndryshme nga shumë vende të botës përgatisin këtë specialitet të vjetër dhe organizojnë festa familjare apo shoqërore, të shoqëruara me këtë ushqim. Qebapët njihen edhe si ‘ushqim i rrugës’, ku në shumë vende të botës kryesisht në Turqi, mund ti shijoni pothuajse në çdo qytet dhe lagje.
Ky specialitet i mishit, është shumë i konsumuar dhe i kërkuar edhe në Kosovë, ku mund ti shijoni lehtësisht me çmime të volitshme.