Janë miqtë e mirë, ata që krijojnë mundësinë dhe të gjenden pranë, në të gjitha momentet e rëndësishme të jetës suaj, qeshin me ty, qajnë me ty, duke krijuar momente të paharruara. Është fat i madh për njerëzit që ruajnë dhe kultivojnë miqësi të tilla, të shëndosha.
Pikërisht sot (30 korrik) shënohet ‘’Dita Ndërkombëtare e Miqësisë’’ e krijuar nga Kombet e Bashkuara (OKB), për të promovuar rolin që luan miqësia në promovimin e paqes, në shumë kultura.
Në vitin 2011, OKB-ja shpalli “Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë”, me idenë se miqësia midis popujve, vendeve dhe kulturave mund të frymëzojë përpjekjet për paqe dhe të ndërtojë ura midis komuniteteve.