Kur doni të festoni diçka të veçantë apo dëshironi ti bëni përshtypje të mira një djali apo vajze për një lokal të mirë, rehat dhe luksoz në Prishtinë, atëherë “Urban Gastro Lounge”, do të jetë ajo që po kërkoni.
Se çfarë do të ketë ky lokal ndryshe nga lokalet tjera, për më shumë na njoftoi pronari i tij, Z. Florim Kajtazi: “Perveç se është një lokal në qendër të kryeqytetit, kemi investuar shumë edhe në staf profesional, mirëpo edhe jemi kujdesur që ambienti të jetë sa më komod për të gjithë ata që na vizitojnë. Nesër bëhet hapja solemne e lokalit me muzikë live, me mysafirë special, të gjithë janë të ftuar.”
“Urban Gastro Lounge” është lokali i ri që hapet zyrtarisht nesër (13 shkurt), nga ora 21:00 dhe do ti shtohet numrit të konsiderueshëm të lokaleve të mira ushqimore që gjenden në Prishtinë.
Sipas Z. Kajtazi, artistët që do të performojnë nesër janë: “Gesundheit Quartet” me peformues: Dukagjin Muhaxheri me saksofon, Visar Kuçi me kitarë, Fatlind Ferati me kontrabas dhe Enes Beu me daulle, të cilët do t’i mirëpresin klientët e “Urban Gastro Lounge”, që gjendet në rrugën “Perandori Justinian” (Përballë Katedrales Nënë Tereza).