Zone Club dhe UNUM Festival, më 25 janar, fillojnë me pre-party-n e parë të UNUM Festival-it 2020, me një grup të DJ-ve nga Rumania, Arapu, Suciu, Cap dhe me “warm up” nga Altin Boshnjaku.
Edicioni i dytë i UNUM Festivalit fillon më 28 maj dhe përfundon me 2 qershor 2020, në Shëngjin të Shqipërisë. Për pesë ditë dhe katër netë me radhë, festivali në fjalë ofron muzikë elektronike, të gërshetuar me bukuritë e vendit ku edhe do të mbahet, me rërë, pisha, detin dhe male.
Të interesuarit dhe adhuruesit e muzikës elektronike, biletat mund t’i blejnë në: www.rave-travel.com.