Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA po organizon një punëtori “Shkathtësitë e Suksesit” për të rinjtë e moshës 16-21 vjeç në Prishtinë, me datat 18 dhe 19 janar 2020. Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie do të aftësohen në:
– Mendim kritik
– Mendim Kreativ
– Bashkëveprim Efektiv
– Komunikim Bindës.
Pas mbarimit të punëtorisë, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata për përfitimin e aftësive të përmendura më lart. Afati i fundit për t’u regjistruar është e enjtja, 16 janar 2020. Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm edhe sot dhe nesër, përmes kësaj adrese vijuese: https://forms.gle/NZ33kMkdR3oKxgLe8