E caktuar nga Kombet e Bashkuara “Dita Botërore e Refugjatëve”, sot nderon refugjatët anembanë globit. Prandaj, me 20 qershor, gjithë bota shënon forcën dhe guximin e njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, për t’i shpëtuar një konflikti apo persekutimi.
Kjo ditë, thekson nevojën për solidaritet dhe ndihmë ndërkombëtare për refugjatët dhe inkurajon shtetet, organizatat dhe individët që të ndërmarrin veprime, për të ndihmuar dhe mbrojtur refugjatët si dhe për të punuar bashkërisht për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me refugjatët. Tema e cila është caktuar nga Kombet e Bashkuara që të shënoj këtë ditë, është “Shpresa larg shtëpisë”.
‘Dita e Refugjatëve’ ka si qëllim të ndihmojë në ndërtimin e urave mes komuniteteve dhe të promovojë diversitetin kulturor.