Çdo vit, me qëllim të diskutimit dhe vetëdijesimit rreth rëndësisë së produktivitetit në jetën tonë të përditshme, 20 qershori është caktuar të shënoj ‘Ditën Botërore të Produktivitetit’. Kjo ditë synon të na inkurajojë të përqendrohemi në punën tonë, të organizojmë kohën tonë me më shumë efikasitet, për të përmbushur qëllimet tona ditore por edhe ato afatgjata.
Duke i dhënë rëndësi produktivitetit, ne mund të krijojmë një mënyrë jetese të organizuar dhe të fokusuar, të cilën e shprehim në aspektet tona të punës, studimeve dhe jetës personale. Duke festuar këtë ditë, ne inkurajojmë njëri-tjetrin të zhvillojmë mënyra të reja dhe të krijojmë zakone të shëndetshme që do të na ndihmojnë të jemi më produktivë dhe të arrijmë suksese në atë që bëjmë.