– Me datën 20 qershor, të vitit 1992, këngëtarja Mariah Carey, me këngën ‘I’ll Be There’ shënoi këngën e saj të gjashtë në krye të top listave muzikore në SHBA. Në Mbretërinë e Bashkuar, kënga në fjalë u klasifikua në pozitën e dytë.
– Në datën e sotme, të vitit 1969, këngëtari David Bowie incizoi këngën “Oddity Space”, të cilën ai e shkroi pasi pa filmin e regjisorit, Stanley Kubrick, të titulluar ‘A Odyssey Space’.
– Në po këtë datë, të vitit 2001, rock bendi The Cult, u rikthyen në skenë duke publikuar albumin e tyre të shtatë me radhë ‘Beyond Good and Evil’, pas shtatë vitesh pauze.
– Sot feston ditëlindjen, këngëtari dhe kantautori amerikan Lionel Richie, i lindur në vitin 1949 në Alabama.