Mrekullitë më të mëdha në botë të bëra nga njeriu, janë rezultat i trurit të njeriut, që e bënë atë organin më të mahnitshëm të qenieve njerëzore.
Prandaj, më 22 korrik të çdo viti, që nga viti 2014, shënohet “Dita Botërore e Trurit” e cila ka për qëllim të ndajë informacione rreth shëndetit të trurit dhe të ndezë një përpjekje universale që sjell ndërgjegjësimin për përhapjen e çrregullimeve të trurit dhe se si mund të zvogëlohet barra e çrregullimeve të trurit.
Mendohet se ka rreth tetëdhjetë miliardë neurone brenda trurit të njeriut. Ekzistojnë rreth dhjetë trilion lidhje midis këtyre neuroneve që na ndihmojnë të lexojmë, shkruajmë, shikojmë, mësojmë, planifikojmë, mendojmë, ndjejmë, lëvizim dhe zgjidhim probleme në baza ditore.