Spekrit kulturor në Kosovë, së shpejti do t’i shtohet edhe një festival i ri, me titull “Siguria e Jetës”, i cili pritet të realizohet nga data 24 janar, deri më 27 janar.
Më shumë hollësi rreth edicionit të parë të festivalit respektiv, na tregoi themeluesi dhe Drejtori Artistik i Festivalit “Siguria e Jetës”, Imer Veliu.
“Festivali ‘Siguria e Jetës’ synon të sjell metoda të reja dhe më praktike për të menduarit kritik tek brezat e rinj përmes edukimit dhe filmit, duke krijuar mundësi për shprehjen e krijimtarisë së tyre. Bërja e filmave me Smartphone është vetëm për ata që janë me të vërtetë kreativ dhe kanë një histori për të treguar, përmes krijimtarisë artistike”, tha për Radio KFOR-in, Imer Veliu. Të gjithë filmat që do të prezantohen në festival, duhet realizuar vetëm me Smartphone (Telefona të mençur) dhe se aplikimin duhet ta bëjnë online, përmes faqes www.lifesafetyfest.com.