Pronari i ‘Next Level’, Ardin Badivuku, ishte sot (21.01.19) mysafir në emisionin „Macchiato Lounge“, tek moderatorja Trëndelina Duli, për të shpalosur detaje rreth Festivalit UNUM. Ky festival do të mbahet në bregdetin shqiptar, tek Rana e Hedhun në Shëngjin, duke filluar nga data 31 maj e deri më 3 qershor 2019.
Sipa Ardinit, gjatë katër ditëve të festivalit do të performojnë artistë të njohur botëror, të cilët do të zbulohen pak ditë para tij.
„50 artistë botëror do të jenë të pranishëm, ku do të ofrohet argëtim në maksimum me 24 orë muzikë. Përveç muzikës do të ketë edhe aktivitete të ndryshme, pa e harruar edhe këndin për pije dhe ushqim”, tha Ardini.
Ai njoftoi se eksizojnë dy llojet të biletave, ndërkombëtare dhe regjionale.
Sipas tij veçse kanë filluar Pre-Party-it, për të promovuar dhe për t’i dëshiruar mirëseardhje festivalit. Mirëpo, për të mësuar më shumë rreth festivalit UNUM, ju mund të vizitoni edhe faqen zyrtare të festivalit në fjalë: http://www.unumfestival.com .