Në këtë kohë kur telefonat e mençur dhe avansimi i teknologjisë në përgjithësi, kanë influencën e tyre, dëshira për lexim të librit duket se është zbehur.
Megjithatë, në vazhdimësi po realizohen aktivitete të ndryshme për t’i kushtuar vëmendjen e duhur librit, duke i nxitur të rinjtë që t’i kthehen leximit.
Kësisoj, në “Oda e Librit” në Ferizaj, Klubi Letrar ”De Rada”, ka përzgjedhur që më 31 janar, të diskutoj rreth romanit ”Shpella”, të autorit Bashkim Hyseni.
Të gjithë dashamirët e librit, mund të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje, meqenëse pjesëmarrja është e hapur për të gjithë.