‘Qendra për Këshillim dhe Çështje Sociale’, më 23 mars, nga ora 11:00 deri në ora 17:00, do të mbajnë trajnim për të përgatitur ligjëruesit që të japin ndihmën e parë në “Këshillimin psikoterapeutik”, për t’iu përgjigjur me efektivitet çështjeve psiko-sociale mes atyre që kërkojnë ndihmë nga ta.
Trajnimi prezantues do të siguroj një kornizë për mënyrën e krijimit të sesioneve të këshillimit rreth shëndetin mendor. Shkathtësitë specifike që do të mësohen përfshijnë dëgjimin empatik, ripërpunimin emocional, lehtësimin e introspeksionit, teknikat e shqyrtimit të shëndetit mendor dhe mënyrën e trajtimit dhe shpërndarjes së situatave emocionale. Të interesuarit mund të marrin informata shtesë përmes këtij numri: +377 (0)45 919 939 , Email: qendra.kcs@gmail.com