Profesionistë dhe adhurues të ushqimit do të kenë rastin të kënaqen me konferencën mbi gastronominë franceze dhe kosovare e cila organizohet nga Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë, në kuadër të “Goût de France (Good France)”.
I ftuari kryesor i kësaj konference do të jetë kuzhinieri francez, Christophe Dovergne, anëtar i Akademisë së Kuzhinës në Francë dhe Euro-Toques si dhe profesor i gatimit dhe bashkë-themelues i faqes 750 gram.
Konferenca e cila do të përkthehet në shqip dhe frëngjisht, do të mbahet të premten (22 mars), në ora 19:00, në Aleancën Franceze të Prishtinës.