Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve tek të rinjët dhe ndihmën në punësim apo vetëpunësim, do të organizohet një trajnim falas që temë do të ketë edhe zhvillimin e ndërrmarjeve të reja inovative. Vendet për pjesmarrës do të jenë të limituara, pasi që trajnimi do ti përballojë 50 pjesmarrës për çdo komunë që ka përfituar këtë mundësi, e ato komuna përfituese janë Prishtina, Podujeva dhe Obiliqi. Aktiviteti do të filloj nesër (04.02.20) në hapsirat e “BSC KOSOVO” dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 16:00.
Ky trajnim i të rinjëve financohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe implementohet nga Business Support Centre Kosovo (BSCK) në partneritet me American Professional Education Centre (APEC).