Sonte (03 shkurt), me fillim nga ora 19:00, në ambientin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, do të bëhet prezantimi i projektit “COHË” nga Fitore Berisha (Alísdóttir). Ky projekt vjen në kuadër të platformës ‘Heritage Space’, ku projekt-menaxherja, Blerta Ismaili, ka shpalosur detaje për Radio KFOR-in: “Ky prezantim vjen si rezultat i një kërkimi dhe praktike të re të artistes, Fitore Berisha. Projekti është realizuar në kuadër të platformës ‘Heritage Space’ që sivjet implementohet nga CHwb Kosova në parteritet me UNDP. Ndryshe ‘Heritage Space’, ka për qëllim me hulumtu forma alternative, kreative dhe inovative të ruajtjes së trashëgimisë kulturore përmes ofrimit të njerëzve kreativë për trashëgiminë kulturore dhe për t’ju ofruar atyre mundësi që ta shohin trashëgiminë kulturore si burim inspirimi për krijimet e tyre. Edhe sonte në Muzeun Kombëtar të Kosovës, kanë me qenë krijime të reja të artistes, Fitore Berisha, e cila ka gërshetuar përpunmin e leshit me shprehjen e vet artistike ‘COHË.”
Për dy muaj me radhë artistja, Fitore Berisha, ka qënduar afër mjeshtrit qeleshepunues të njohur në Pejë, Afrim Lata, për t’u njoftuar me procesin e përpunimit të leshit deri tek formësimi i qeleshes. Prezantimi ne Muzeun Kombëtra të Kosovës do të jetë i hapur nga sot, deri më 15 shkurt.