Me rastin e ‘Ditës së Evropës’, Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Evropa 2019 – Zogjtë nacional”. Në kuadër të këtij emisioni të pullave postare prezantohen: Turitullin (Turtle dove), Mëllenja e Gurit, Bishtlëkundësi i verdhë, Huta (Buteo Buteo) dhe Larashi Kurrizkuq.
Ndonëse Kosova është një vend i vogël, shquhet për një biodiversitet të pasur ku pozita gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima, janë disa prej faktorëve që kanë mundësuar krijimin e habitateve natyrore si të “Bjeshkëve të Nemuna” dhe ”Malet e Sharrit”, të cilët ofrojnë vend strehim për shumë lloje të shpezëve. Vlen theksuar se deri më sot janë vrojtuar 148 lloje, por mendohet të ketë mbi 200 lloje.
Posta e Kosovës përmes këtyre dy pullave postare me pamje të zogjëve më karakteristik të Kosovës, prezanton para botës bukuritë natyrore të faunës.