Sot (24 korrik), në Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, nga ora 18:00, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon trajnim falas për të gjithë të rinjtë të cilët do të përfitojnë njohuri të reja për karrierën e tyre. Ata do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth temave si, Menaxhimi i stresit dhe kohës në punë, Përgatitja për një vend pune, Si të shkruhet një CV në mënyrën profesionale, Si të shkruhet Letra Motivuese, Si të përgatitesh për një intervistë pune, Cilat janë pyetjet më të shpeshta që i bëhen gjatë intervistës së punës, Gabimet më të shpeshta që bëhen gjatë një interviste pune si dhe për Kodin e veshjes gjatë një interviste pune.
Ligjërues i të gjitha temave të lartpërmendura do të jetë, Msc. Liridon Alidema , Ligjërues edhe në Odën Ekonomike.