Për të forcuar operacionet dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisjen komunale në komunat me komunitete jo-shumicë në Kosovë dhe për të rritur bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndëretnik midis komuniteteve shumicë dhe pakicë dhe qeverisjes përkatëse lokale, USAID nënshkruan memorandum bashkëpunimi me 14 komuna.
Aktiviteti ka një qasje gjithëpërfshirëse drejt integrimit të komuniteteve minoritare në institucionet dhe shoqërinë kosovare, duke bashkëpunuar me komunat dhe grupet e komunitetit me qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale dhe forcimin e kërkesës së qytetarëve.
Aktiviteti i ri do të bashkëpunojë si me nivelin qendror dhe me atë lokal të qeverisjes, me një qëllim të përgjithshëm për të ndërtuar kapacitetet e institucioneve dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve.
Komunat partnere përfshijnë Kllokotin, Novobërdën, Zubin Potokun, Leposaviqin, Mitrovicën Veriore, Zveqanin, Obiliqin, Istogun, Klinën, Dragashin, Shtërpcën, Graçanicën, Parteshin, dhe Ranillugun.