Në këtë epokë teknologjike, ku pothuajse të gjithë gëzojnë telefona të mençur duke përfshirë edhe fëmijët, po bëhet gjithmonë e më i rrallë komunikimi fizik (verbal) mes njerëzve.
Në këtë aspekt, të përfshirë janë poashtu edhe fëmijët, të cilët po kalojnë kohë të gjatë duke përdorur telefona apo tableta për të luajtur në lojra të ndryshme elektronike. Për t’i larguar ata nga përdorimi i tepruar dhe keqpërdorimi i teknologjisë, OJQ Toka , do të mbajë nesër (25 korrik), në ora 17:30, në Aleancën franceze në Prishtinë, një seminar me autoren e shumë librave për edukim të fëmijëve, Anne Peymirat.
Në këtë seminar ajo do të shpalos teknika të menaxhimit më të mirë të kohës së përdorimit të teknologjisë dhe përfitimit nga teknologjitë e reja, e poashtu kufizimit nga rreziqet që ato kanë. Vlen nënvizuar faktin se Anne Peymirat ka përvojë të gjatë me kompani të mëdha franceze rreth temës së prindërimit (EDF, BNP Paribas, Total, Cetelem) dhe deri më tani u ka ndihmuar më shumë se 3.500 prindërve.