Komuna e Prishtinës në bashkpunim me Akademinë Infinit po organizojnë trajnim falas për vajzat e reja, në fushën e aftësimit profesional. Ky projekt ka për qëllim fuqizimin profesional të vajzave dhe nxitjen e vetëpunsimit. Pjesmarrëset do të trajnohen në disa fusha artizanale si: Përpunimi i tekstilit përmes qepjes dhe prerjes si dhe punimit të stolive për vajza dhe gra. Në fund të trajnimit pjesmarrëset do të çertifikohen për punën e tyre. Ky trajnim do të fillojë me datën sot (18 Janar), për të vazhduar çdo të shtunë, deri më 8 Shkurt dhe do të zë vend në zyret e Akademisë Infinit, me lokacion prapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë.