Organizata Joqeveritare “Toka”, e cila ofron programe edukative inovative për tё rinj, vazhdon së realizuari aktivitete të njëpasnjëshme në dobi të tyre.
Tashmë kjo OJQ ka hapur aplikimin për kampin rajonal, për të cilin do të keni mundësi të aplikoni vetëm edhe sot (17 tetor), nëse dëshironi të krijoni shoqëri të re nga etnitete e nacionalitete të ndryshme, të praktikoni gjuhën angleze si dhe të zhvilloheni më shumë personalisht.
Kampi Rajonal financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” (ASSET), i cili financohet nga USAID, ndërsa zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.
Përmes vegzës së mëposhtme ju mundësohet aplikimi në këtë kamp: