Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë sot (16 tetor) edicionin e 16-të të Ekspozitës dhe Çmimit ‘Gjon Mili”.
Ceremonia e hapjes së ekspozitës do të bëhet në orën 20:00, e më pas do të shpallet edhe fituesi i edicionit të sivjetmë të këtij çmimi që mban emrin e një prej fotografëve më me famë shqiptar, Gjon Mili.
Njoftohet se në garë për çmimin e sivjetmë të ekspozitës janë: Albe Hamiti, Altin Krasniqi, Arbnor Karaliti, Edona Kryeziu, Edson Luli, Fidan Bejtullahu, Jon Mithi, Laureta Hajrullahu, Neron Deshishku, Somer Spat, Valdrin Thaqi, Valentina Bonizzi.
Koncepti kuratorial i ekspozitës është “Në tranzicion: Imazhe në mes faktit dhe trillimit’, kuruar nga Joao Ribas, ndërsa në kuadër të kësaj ekspozite më 28 dhe 29 tetor 2019, do të mbahet ligjërata nga profesori nga Italia, Bruno Di Marino dhe do të bëhet prezantimi i artistit Alfredo Mattarazzo.
Këto dy aktivitete do të realizohen në bashkëpunimin me Institutin Italian për Kulturë dhe Ambasadën Italiane në Prishtinë.