Sot (17 tetor), me fillim nga ora 18:00, në ambientin e Bibliotekës Kombëtare, Qendra e Certifikimit ‘PLIDA’ vjen me organiznimin e parë të titlluar ‘’Gjuha italiane rruga për në Evropë’’.
Me rastin e inaugurimit të certifikimit ‘PLIDA’, do të ketë njoftime rreth bursave për studentë, rreth shërbimeve të ndryshme, do të diskutohet edhe për rëndësinë dhe përparësitë e testit ‘PLIDA’.
Folës në këtë aktivitet do të jenë: presidenti i ‘EURIDIT aisbl’, Giovanni Polliani , drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj dhe drejtoresha e Qendrës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Prishtinë, Arjeta Berisha.
Është bërë e ditur se inaugurimi në fjalë do të vazhdojë më një koncert të muzikës klasike nga grupi Trio’’Entr’acte’’ dhe me një koktej rasti.