Tre vite më parë apo në vitin 2021, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 21 marsin “Ditë Ndërkombëtare të Pyjeve”, e cila mëton rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve. Në çdo “Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve”, vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të organizuar aktivitete që përfshijnë pyjet dhe pemët, si fushatat e mbjelljes së pemëve, e ndërsa tematika ndryshon nga viti në vit, sivjet, kjo ditë shënohet në moton “Pyjet dhe inovacioni: Zgjidhje të reja për një botë më të mirë”. Pyjet mbulojnë një të tretën e masës tokësore të globit dhe kanë një funksion thelbësor për jetën. Rreth 1.6 miliardë njerëz, përfshirë edhe mbi 2.000 komunitete indigjene, varen tërësisht nga pyjet. Pyjet strehojnë mbi 80% të specieve të kafshëve, pemëve dhe insekteve dhe kanë një rol kyç në betejën e njerëzimit për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike. Ato balancojnë oksigjenin, dyoksidin e karbonit dhe lagështinë e ajrit. Pyjet po ashtu, mbrojnë burimet e ujit që mundësojnë furnizimin me mbi 75% të ujit të pijshëm.
Pyjet sigurojnë ajër të pastër, ujë dhe energji, prandaj në “Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve” secili nga ne, mund të japim kontributin tonë në mbrojtjen e pyjeve, qoftë edhe duke mbjellë një pemë.