‘Dita botërore e poezisë’ shënohet çdo vit me datën 21 mars, që nga viti 1999, kur Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), e shpalli ditë botërore. E praktikuar gjatë historisë, në çdo kulturë dhe në çdo kontinent, poezia flet për njerëzimin dhe vlerat tona të përbashkëta, duke e shndërruar poezinë më të thjeshtë në një katalizator të fuqishëm për dialog dhe paqe.
E renditur me fjalë, e ngjyrosur me imazhe, si një formë intime e të shprehurit që u hap dyert të tjerëve, poezia pasuron dialogun që katalizon gjithë përparimin njerëzor. ‘Dita botërore e poezisë’ është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye, UNESKO bën thirrje për të na kujtuar “bukurinë që na rrethon dhe qëndrueshmërinë e shpirtit të përbashkët njerëzor”.
Poezia është një ndër gjinitë letrare, ku porosia e poetit shprehet me anë të vargjeve dhe si e tillë, konsiderohet si lloji më i vjetër i krijimtarisë letrare.