“Jepi fund stereotipeve” është kjo tema me të cilën shënohet sivjet “Dita Botërore e Sindromës Down”, e cila çdo vit shënohet me datën 21 mars, që nga viti 2012, kur edhe u pranua si datë zyrtare nga Kombet e Bashkuara.
Stereotipet mund të jenë pozitive, negative ose neutrale, por shpesh janë të pasakta ose thjesht të gabuara! Stereotipet shpesh bazohen në informacione të kufizuara ose përvojë personale. Ato mund të përforcohen nga mënyra se si diçka përfaqësohet në media ose nga mesazhet kulturore.
Njerëzit të gjithë janë të ndryshëm. Çdo person me sindromën Down është i ndryshëm, secili prej tyre ka identitetin e vet individual, interesat, pëlqimet dhe mospëlqimet, dhuntitë dhe talentet, ashtu si të gjithë personat e tjerë.
Vetëm duke qenë të bashkuar, krijohet një zë i vetëm global që mbron të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me sindromën Down.