Programi për Studime Gjinore dhe Hulumtime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Qendrën “Seldom Heard Voices” nga Universiteti Bournemouth, kanë shpallur “Thirrjen e Hapur për propozime, për një prodhim bashkëpunues të veprave të artit, duke adresuar më gjerë temën e drejtësisë sociale në kuadër të edukimit qytetar të bazuar në art në Kosovë”.
Sesioni infomues për të këtë thirrje, është mbajtur sot (23.11.12) në ambientin e “7Arte”, në qytetin e Mitrovicës.
Ky sesion informativ kishte për qëllim qartësimin e kushteve, si dhe përgjigjen e pyetjeve që aplikantët e ardhshëm, mund t’i kenë për thirrjen në fjalë.
Thirrja e Hapur u drejtohet artistëve, institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës, iniciativave të pavarura, për të paraqitur propozime që përfshijnë një sërë fushash, përfshirë këtu artin bashkëkohor, filmin, muzikën, teatrin, poezinë, valle bashkëkohore, animacion dhe fokusohet në në pesë komuna: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë Jug dhe Mitrovicë Veri.
Thirrjen së bashku me përshkrimin, e gjeni në linkun e mëposhtëm: